

Historiku ynë: Procesi i Përparimit
Me një përvojë të konsoliduar prej më shumë se dy dekadash, FLUIDI CORPORATION filloi prodhimin në shtator të vitit 1994 me markën “Extra lëngjet”, duke ofruar pije të gazuara në ambalazhe plastike prej 1.5 litrash. Produktet u mirëpritën në tregun vendor, duke shënuar sukses të menjëhershëm. Për t'iu përgjigjur rritjes së kërkesës, kompania ka investuar në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe ka adoptuar teknologjitë më moderne nga vendet e zhvilluara të Evropës. Ky angazhim për inovacion reflektohet në çdo hap të zhvillimit të korporatës. Në mars të vitit 2003, brendi ndërkombëtar Jaffa Champion u prezantua me një gamë të gjerë pijesh që përmbanin përqindje të lartë frutash dhe llojllojshmëri shijesh. Ky brend jo vetëm që u shndërrua në sinonim të cilësisë, por në një periudhë të shkurtër kohore depërtoi në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Vizioni
Misioni
Jaffa Champion mori çmimin si eksportuesi numër një në vend.
Në vitin 2014, u certifikua me çmimin IFS.
Në vitin 2015, u certifikua për standardin global të sigurisë ushqimore.
Në vitin 2018, mori certifikatën Hallall.







